Fundiviti shkollor për të gjithë maturantët e Kosovës përfundon me një ndenjë solemne, që shumica prej tyre e presin me padurim.

Është kjo mbrëmja e maturës, e cila vlerësohet nga maturantët si një ngjarje e madhe, që mbetet përherë në kujtesë, shkruan “Kosovarja”.

Andaj, edhe nuk kursejnë aspak të hollat për tu dukur madhështor/e në këtë natë.

Sidomos femrat janë ato që shpenzojnë shuma të mëdha të parave, enkas për këtë ngjarje.

Jemi mësuar dhe na duket normal që ti shohim të rregulluara aq shumë dhe të veshura shkurt, pothuajse çdo të dytën vajzë, por një veprim i tillë të bëhet nga e bija e hoxhës është një rast jo i zakonshëm.

Kjo ngase mësimet dhe predikimet fetare nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Por si duket për kryeimamin e bashkësisë Islame të Podujevës Bekim Jasharin, kjo gjë është normale, ngase përveç që ia ka lejuar ‘zhveshjen’, vajzës së tij, ai është i lumtur dhe krenar me vendimin e së bijës.

Siç shihet në foto vajza e tij Esra, është veshur me një fustan të zi, me të cilin  ekspozohen pjesët e trupit, ashtu siç vishen edhe maturantet tjera.

“Ne percjellje te vajzes sime, Esra e cila mbaroj te mesmen e mjekesise. Secili maturant duhet te llogarisë qe ky eshte vetem fillimi e jo kulmi i dijes. Suksese per mbare femijet tane te cilet jane e ardhmja e atdheut”, ka shkruar ai në një postim në facebook, përkrah vajzës së tij./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË