Myftiu Naim Tërnava në mesazhin me rastin e Festës së Fitër-Bajramit, ka kërkuar që të ketë unitet në familje dhe unitet edhe më të madh politik kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë, por gjithashtu ka kërkuar ta forcojmë paqen, mirëqenien, dashurinë, respektin e solidaritetin mes njerëzve, larg dhunës, konflikteve, gjakderdhjeve e ekstremeve të ndryshme.

Ternava ka thënë se kemi mbetur vend dhe popull i izoluar, me papunësi të theksuar e me shumë sfida të tjera, gjë që e kemi për obligim që këtë gjendje ta ndryshojmë për të mirë, duke krijuar një shoqëri të lirë, me mirëqenie ekonomike dhe arsimim e edukim adekuat.

Mytfiu Tërnava tha se sonte po përcjellin muajin e ramazanit, muaji i cili për besimtarët islam ka një rëndësi të madhe ngase u kultivuan vlerat dhe virtytet më të larta fetare, shpirtërore, morale dhe shoqërore.

Ai shtoi se kjo ditë është dita kur besimtari duhet falur njerëzit e tjerë.

Tërnava ftojë për një unitetet edhe më të madh politik kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë.

“Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit ndaj Zotit Krijues, ftojë për një unitetet edhe më të fortë mes nesh, për një unitet edhe më të madh politik kur është në pyetje ardhmëria e vendit tonë, e vatanit tonë, për një solidaritet edhe më të madh, për një mirëkuptim dhe besim edhe më të madh ndër fetarë me të tjerët, virtyte këto të cilat janë pasuritë më të çmuara të kombit dhe të fesë sonë, dhe si të tilla, ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen e shtetit tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh. Sot jemi dëshmitar se kemi mbetur vend dhe popull i izoluar, me papunësi të theksuar e me shumë sfida të tjera, e kemi për obligim që këtë gjendje ta ndryshojmë për të mirë, që të krijojmë një shoqëri të lirë, me mirëqenie ekonomike dhe arsimim e edukim adekuat, pra të krijojmë një shtet funksional të integruar në shoqëritë e përparuara. Ta forcojmë paqen, mirëqenien, dashurinë, respektin e solidaritetin mes njerëzve, larg dhunës, konflikteve, gjakderdhjeve e ekstreme

MUND TË JU PËLQEJNË