Më qëllim promovimin e produkteve vendore, Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane në Gjermani, është themeluar para pesë viteve dhe tashmë numëron rreth 300 firma anëtare të cilat bashkëpunojnë mes vete.

Vllaznim Kelmendi, drejtor i financave në këtë union, thotë për KosovaPress se unioni po bashkëpunon edhe me bizneset vendore në Kosovë, në mënyrë që prodhimet e tyre t’i eksportojnë jashtë.

Ai deklaron se kompanitë në Kosovë tashmë po ofrojnë produkte me cilësi të lartë.

Kelmendi deklaron se ky union ka gëzuar mbështetje edhe prej Ministrisë së Diasporës, por kryesisht nga kryesia e anëtarëve.

Sipas ttij, falë këtij unioni, qindra biznese shqiptare po bashkëpunojnë mes veti.

Në këtë union, siq shpjegon ai, bizneset janë të profileve të ndryshme, por kryesisht të ndërtimtarisë dhe shpjegon se përse nuk u thmelua më herët ky institucion.

Lidhur me Javën e Bizneseve të Diasporës që mbahet në Kosovë, Kelmendi thotë se po synojnë që t’i ofrojnë bizneset e ndryshme mes veti përmes takimeve B2B.

Gjatë intervistës për KosovaPress, Kelmendi deklaroi se kanë projekte të mëdha, me anë të së cilave po synojnë ta forcojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes shqiptarëve.

MUND TË JU PËLQEJNË