Ndonëse me një stil krejt tjetër nga nëna dhe motra, Besiana Behluli ka hyrë në skenën muzikore suksesshëm, pasi po dëgjohet e pëlqehet shumë nga publiku.

Vajza e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza ka arritur të marrë vëmendje të madhe, duke u bërë shumë e komentuar dhe e mediatizuar.

Jo vetëm për zhanrin e muzikës, por edhe me stilin e veshjes, Besiana vjen çdoherë ndryshe nga motra dhe nëna.

Ajo ka një stil të veçantë, ku çdoherë shfaqet bukur si elegante, si sportive.

Përveç fillimeve të saj si këngëtare, për Besianen është shfaqur interesim edhe jeta e saj private.

Është folur shumë se nuk e shfaq në publik bashkëshortin, e ajo kohëve të fundit si duket po ua plotëson dëshirën publikun.

Dhe për të treguar se ka një harmoni dhe lumturi bashkëshortore, po shfaqet jo rrallë me bashkëshortin e saj.

Kësaj radhe ajo ka kaluar një ditë të bukur me njerëzit e zemres.

Duke pirë kafe, e duke u relaksuar Besiana shfaqet me burrin dhe dy prindërit e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË