22- vjeçari kosovar, Kushtrim.H është dënuar me burgim të përjetshëm, në Gjermani.
Gjykata e Landit në Kleve e konsideroi si vrasje aksidentin ku u përfshi 43 vjeçarja Sema.S.
E gjithë kjo pasi makina e saj u përplas nga makina e tipit “Mercedes”, që po drejtohej me shpejtësi tepër të lartë nga i riu, Kushtrim.H.
I riu kosovar u dënua me burgim maksimal për të qëndruar prapa grilave për gjithë jetën.
Ndërkohë personi tjetër që po garonte me 22-vjeçarin shqiptare, edhe ai vetëm 22-vjeç i quajtur Ismail.S, me shtetësi gjermane mori një dënim prej 3 vjet e 9 muaj heqje lirie.
Rasti i vitin e kaluar bëri shumë bujë në Gjermani, por rasti pati ndodhur saktësisht në Moers afër qytetit Duisburg.
Edhe pse të dytë e pranuan se po bënin gara, kjo gjë nuk ndikoi në zbutjen e dënimit që gjykata kishte vendosur për ta.