Prishtina është bërë nënë e vakive. Nuk të lënë rehat të pish një kafe në cilindo lokal të Prishtinës lypsarët e shumë, të cilët jo vetëm që ta zgjasin dorën, por të rrokun edhe për pallto që t’u dhënësh ndonjë cent!

Në anën tjetër, shpesh hasim në rrugë në njerëz që bërtasin, qeshin e këndojnë me zë të lartë dhe as që dinë të brengosen se ata i sheh dikush apo e pengojnë dikë!

Se është kështu, më së miri flet rasti i sodit. Me kolegë të Redaksisë, teksa pimë kafe në restorantin përballë Shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë, nga qyteti dëgjohet një zhurmë tupani, si të jetë ndonjë dasmë.

Dhe, nuk vonon shumë e tupanxhiu arrin edhe pranë lokalit ku ndodheshim ne. I bie tupanit aq fort sa s’ka njeri që nuk kthen kokën të shohë se çka po ndodhë!

Madje, më e keqja, as 5 metra nga ai ndodhet Shkolla “Elena Gjika”, në të cilën nxënësit janë në mësim.

E, çfarë mësimi mund të bëhet brenda, kur zhurma e tupanit dëgjohet me qindra metra larg, e dinë vetëm arsimtarët dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Por, habit fakti pse personeli i shkollës nuk e thërret policinë dhe të marrin masa ndaj tij, e që nuk është hera e parë që vepron në të njëjtën mënyrë!

E, tupanxhiu që po e japim me video, me dalldisjet e tij, zgërdhihet sikur e bëri nami… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË