Blerim Destani është aktor i afirmuar në kinematografinë evropiane, e shpesh thuhet se ai është i destinuar për në Hollivud, shkruan “Kosovarja”.

Destani vjen nga një familje e fuqishme në botën e biznesit. Blerimi është i biri i biznesmenit dhe filantropit të mirënjohur Lazim Destani.

Blerimi ka marrëdhënie të shkëlqyer me familjen, e në foton e fundit të postuar në Instagram, ai shihet duke kaluar momente të bukura pranë vëllait, Nazifit, që njihet si biznesmen i dëshmuar dhe katalizator i biznesit familjar, i shtrirë në disa vende të zhvilluara të botës dhe me sukses të jashtëzakonshëm, shkruan “Kosovarja”.

Ky takim mes vëllezërish duket kaq i bukur. E, takimet të tilla nuk është se ndodhin shpesh, kjo për shkak të angazhimeve të dyve, njërit në botën e filmit e tjetrit të biznesit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË