I njohuri i Nismës socialdemokrate, Luan Dinaj , njëherit dhe drejtor i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim këto ditë ishte për vizitë në qytetin Sursee të Zvicrës , tek pati një takim pune mjaft të suksesshëm , për çka ai shkruan dhe në rrjetin e tij social. Se ky takim e vizitë e tij ishte edhe më shumë interes mësojmë nga këto fjalë të tij:

Në vazhdën e vizitave nëpër institucionet emergjente, vizitova edhe Drejtorin për Ndërtim dhe Siguri të Emërgjencës, në qytetin Sursee. Qëllimi i takimit të dyja palëve ishte njoftimi me gjendjen e të dy drejtorive si dhe interesimi për bashkëpunimë në avancimin tonë, mirëpo në të njejtën kohë shpreha interesim rreth binjakëzimit në mes të komunës së Gjakovës si dhe asaj të Sursee-s.
Me këtë rast e falënderova z.Bruno Bucher

për bashkëpunim me synim të avancimit në këtë lëmi të Drejtori-së për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjakovë.Në shenjë mirënjohje i dhurova stemën prej bronzi të komunës së Gjakovës, me ç’rast njoftova për kulturën e lashtë, traditat si dhe për të arriturat e komunës sonë.

Z.Bruno Bucher u shpreh i kënaqur nga vizita jonë, dhe konfirmoj interesim dhe gatishmëri të plotë të vizitoj qytetin dhe punën tonë për së afërmi.
LD”/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË