Vlora Çitaku njihet si një ndër femrat më aktive në skenën politike.

Ndryshe, ambasadorja e Kosovës në SHBA shpesh na ka bërë të ndihemi krenar me përfaqësimin e saj si e tillë duke i bërë vendit tonë një prezantim të denjë para OKB-së.

Kjo ka bërë që Vlora të gëzojë një simpati të madhe nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, shkruan “Kosovarja”.

Vlora njihet ndryshe edhe si një përkrahëse e gjithë të rinjve që marrin rrugën drejt emancipimit shoqëror në fusha të ndryshme të jetës.

Arritjet e tyre në vendet e ndryshme të botës ambasadorja e Kosovës nuk e lë pa i përmendur edhe në rrjetin e saj në Instagram.

Rita Ora, Dua Lipa, Irfete Spahiu, Majlinda Kelmendi, Dorea Robelli janë vetëm disa prej emrave që Vlora ka shkruar me krenari për ta duke nisur që nga prejardhja e tyre.

Ngjashëm ka vepruar edhe sot me rastin e përzgjedhjes së Arelena Shalës si Komandante e Regjimentit në Akademinë “West Point”.

“E sot mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur Komandante e Regjimentit në Akademinë “West Point”…ka shkruar Vlora.

Natyrisht që Kosova ka dhe do të ketë edhe shumë të rinj e të reja që do ngrisin emrin e saj në piedestalin që e meriton./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË