Ka vdekur në moshën 90 vjeçare shkrimtari i njohur kosovar Rexhep Hoxha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale. Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”.

Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd.

Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

MUND TË JU PËLQEJNË