Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, tha se janë rinovuar 36 ambulanca të reja specialistike në objektin më modern në QKUK për t’i dhënë fund shërbimeve shumëvjeçare mjekësore nëpër bodrume.

Një objekt modern prej 2500 metrash katrorë, i pajisur me aparaturën më moderne, tashmë është i gatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dinjitoze për deri në 1000 pacientë në ditë, trefishin e kapacitetit të kaluar.

Përurimi i këtij objekti mbylli përfundimisht shërbimet nëpër bodrumet e QKUK-së që janë dhënë më parë.

Videon e ka postuar ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

“36 ambulanca të reja specialistike në objektin më modern në QKUK për t’i dhënë fund shërbimeve shumëvjeçare mjekësore nëpër bodrume. Në më pak se dy minuta mund të vëreni dallimin para dhe pas investimit. E dimë se kemi ende punë për të bërë, por me ndryshimet si këto, gjenda në shëndetësi po përmirësohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ministri Ismaili.

Për të parë se si kanë qenë shërbimet në Ambulancat Specialistike dhe si janë tani, shikojeni këtë video 1 minutë e gjysmë dhe bëjeni vet dallimin.

MUND TË JU PËLQEJNË