Këngëtari i famshëm, Sinan Hoxha, sot është një ndër artistët më të suksesshëm shqiptarë.

Por, ndonëse sot jeton një jetë luksoze, adoleshenca dhe rinia e tij nuk kanë qenë aspak të thjeshta, shkruan “Kosovarja”.

Më 25. 6. 1989 u kapën në orvatje për t’u arratisur për në Jugosllavi, në Kërçisht të Dibrës, Sinan Fadil Hoxha, i lindur në vitin 1975, tash këngëtar i njohur dhe një shok i tij.

Në raportin përkatës të kësaj ngjarjeje për arsyet e arratisjes, thuhet:

“Të ndikuar e të nxitur nga propaganda borgjeze, duke ndjekur televizionet dhe radiot e stacioneve të huaja, u lindi ideja për t’u arratisur në Jugosllavi, duke u gënjyer se “atje jetohet mirë”, “ka vetura e motoçikleta me bollëk”, “do të bredhin kah të duan” “do bëjnë si të duan” etj.

Në atë kohë Sinan Hoxha ishte 14 vjeç dhe nuk u dënua me gjyq për të rriturit, por me gjyqin e shkollës në formën e demaskimit.

Një vit më vonë u arratis në Greqi

“Vajta në Greqi për herë të parë në vitet 90. Ishte koha kur këta tanët nuk të linin në kufi, kurse greku të priste. Isha 15 vjeç dhe vajtëm atje: kalo një mal, kalo një kodër, nëpër baltë e shi dhe pa bukë. Një familje më pa atje dhe më futi brenda. Më tha të laja vetura. Më shumë më mori për gjynah se isha i vogël”, tregon këngëtari i njohur.

Por, emigrimi në Greqi rezultoi të ishte një ndihmesë e madhe për të, pasi me paratë e mbledhura hapi biznes në Shqipëri. Së pari hapi një furrë buke, pas një tjetër e kështu me radhë… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË