Remzie Osmani është ndër këngëtaret e muzikës popullore që për vite radhazi i ka qëndruar besnike publikut të saj me muzikën dhe stilin e saj të veçantë, shkruan Kosovarja.

Këngët e saj pëlqehen mjaft shumë nga publiku çka edhe e kanë bërë të kërkohet në dasma e ahengje të shumta muzikore.

Kohët e fundit ishte Remzia dhe familja e saj që u përfolën mjaft shumë në media, duke qëndruar për një kohë të gjatë top temë e medieve rozë.

E kjo për shkak të dasmës së djalit të saj të vetëm Hamzës me gëzime Krasniqin.

Dasma ishte përrallore duke u përcjell në çdo detaj, por natyrisht që ëmbëlsia ishte nusja dhe dhëndri te cilën u dokun për mrekulli e sidomos Gëzimja.

Remzia në këtë aspekt që kur ka paralajmëruar dasmën e djalit nuk ka qenë asnjëherë e rezervuar për të dhënë informacione të ndryshme.

Ajo është padyshim një vjehërr mjaft e kënaqur me nusen e saj, ku edhe e shfaqin haptazi raportin e tyre fantastik.

Mirëpo, ka një arsye që Remzia dhe Hamza e duan të dy aq shumë Gëzimen, e kjo për shkak të flokëve të saj kaçurrela.

Ishte Remzia ajo që në një intervistë të saj ka prononcuar që ajo gjithmonë i ka pëlqyer vajzat me flokët kaçurrela.

Madje edhe Hamza i ka ngjarë nënës madje siç duket pak për qejf të vetës e pak për të nënës e mori Gëzimen.

E, natyrisht kjo ka bërë që Remzia ta presë lajmin për Gëzimen mjaft e gëzueshme./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË