HIV mbetet virusi që tmerron njerëzit, kjo për shkak të gjithë komplikacioneve që sjell në trupin e njeriut, duke dëmtuar rëndë imunitetin, por dhe për faktin se deri më tani nuk është gjetur ende kura për shërimin ose izolimin e tij, shkrua “Kosovarja”.

Në Kosovë egziston bindja se HIV është një diçka e huaj, por pavarësisht këtij mendimi, sëmundja është mes nesh dhe ka një numër të prekurish që bashkëjetojnë me virusin.

Në vendin tonë që nga paraqitja e rastit të parë në vitin 1986 janë të prekur 128 persona me këtë virus. Deri më tani 51 kanë vdekur, ndërsa 36 raste janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare. Thuhet të ketë edhe të tjerë të cilët janë të infektuar, por për shkak të mos testimit, nuk e dijnë se janë bartës të virusit, i cili kryesisht shfaq simptoma të dukshme në faza të përparuara.

Sipas profesorit të sëmundjeve infektive, Ilir Tolaj, në Kosovë nga aspekti gjinor, raporti gjinor i të prekurve me këtë virus është 50% / 50%.

“Vetëm në vitin 2019 janë tri raste të identifikuara me virusin HIV/AIDS, ku një prej tyre ka vdekur si pasojë e këtij virusi dhe lajmërimit të vonë. 33 raste janë me terapi kundër virusit. Raporti i të prekurve është 50% femra dhe 50% meshkuj ndërsa grupmosha më e përfshira janë 25-55 vjeç. Në Kosovë që nga rasti i parë vetëm katër janë të prekur për 33 vjet nga ky virus”, ka treguar Tolaj.

Siç kuptojmë, virusi për herë të parë është inportuar nga jashtë. Personi i parë, e ka sjellë virusin në Kosovë nga perëndimi.

Në qarëe të ndryshme, thuhet se homusekualiteti, marrëdhëniet seksuale të shfrenuara, por edhe marrja e droges në mënyrë intravenoze, janë shkaku më i zakonshëm i kapjes së vitusi në vend. Ka kontribuar edhe emigrimi, por edhe ardhja e të huajve, shkruan “Kosovarja”.

Të rinjët kosovar, shpesh kaplohen nga ankthi i kapjes së virusit dhe në këto raste, i drejtohen qendres për testim, që funskionon në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, që ka pikat e veta edhe gjithashtu në Ferizaj, Prizren dhe Pejë.

Koordinatori i Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS, infektologu, Izet Sadiku ka thënë se në këtë qendër janë diagnostikuar me HIV pozitiv 42 raste për 16 vjet.

“Prej hapjes së Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar ne kemi pasur 42 raste HIV pozitiv, ndërsa në vitin 2019 kemi pasur vetëm 1 rast HIV pozitiv”, tha Sadiku. Siç kuptojmë, që nga hapja e këtyre qendrave në vitin 2003, deri më tani janë testuar mbi 5.0000 perosna.

Porosia e mjekve është që gjatë çdo marrëdhënie intime, të përdoren patjetër masat mbrojetëse.

MUND TË JU PËLQEJNË