Besiana Behuli, vajza e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza ka arritur të marrë vëmendje të madhe, duke u bërë shumë e komentuar dhe e mediatizuar.

Kjo pasi hyri fuqishëm në botën e muzikës, duke sjellur këngë të cilat po pëlqehen mjaft shumë nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Besiana dallon nga e ëma dhe motra si me muzikën e saj, ashtu edhe në veshje.

Ajo ka një stil të veçantë, ku çdoherë shfaqet bukur si elegante, ashtu edhe sportive.

Për Besianen është folur edhe jeta e saj private, duke u bërë thashetheme se pse nuk po e shfaq në publik bashkëshortin.

Por këto thashetheme u shuan shpejtë, pasi Besiana kohëve të fundit po shfaqet shpesh me bashkëshortin, duke kaluar kohë bashkë.

Kurse këto ditë si shumë artistë shqiptar, edhe Besiana po i shijon disa ditë pushim.

Nga pushimi ajo ka publikuar një fotografi me bashkëshortin, me të cilin janë shtrirë në ambient të hapur duke i shijuar rrezet e diellit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË