Shqiptari del hapur në emision.

Arbri, djali me orientimin seksual ndryshe, pas vitesh lufte të brendshme dhe përpjekjeje për t’u pranuar, ka dalë publikisht në programin “Exclusive” në Top Channel, duke rrëfyer për gazetaren Olsa Muhameti dramën e jetës së tij.

Momenti i parë kur nisi të kuptonte të vërtetën e orientimin e tij ka qenë kur po shihte një revistë pornografike në shtëpi dhe kuptoi që e tërhiqte më shumë seksi mashkull se ai femër. Frika ka qenë konstante pjesë e jetës së tij.

Ashtu si edhe bullizmi, ku shokët i thoshin se dukej më shumë si vajzë e jo si djalë. Ata refuzonin të qëndronin me të. Të gjitha këto e kanë shtuar ankthin në jetën e Arbrit. Në momente të vështira mbështetja më e madhe ka qenë alkooli dhe substancat e tjera.

Ai mbyllej në dhomë, qante për orë të tëra, derisa pas shumë seancash terapie me psikologen, ai e pranoi faktin e të qenit një djalë homoseksual dhe më pas u përball me familjen dhe shoqërinë, për të qenë sot i lirë për t’ia rrëfyer të gjithëve atë që ka përjetuar.

MUND TË JU PËLQEJNË