Dikur doli në pah si humorist, por që më vonë la këtë drejtim dhe u drejtua në moderim.

Shpëtim Deskut po i shkon shumë mirë secili profesion që ka ngërthyer në vete andaj edhe u bë i famshëm dhe i ndjekur, shkruan Kosovarja.

Tani ka zënë vendin e moderatorit më të përmendur në vend, i cili edhe kur nuk bën asgjë përbën lajm dhe ka interesime të shumta rreth tij.

Janë bërë disa vite që e shohim çdo javë në emisionin më të shikuar “Kosovë show” duke ftuar figura të ndryshme publike, qoftë politikë, kulturë, muzikë e sfera të tjera.

Angazhimi dhe përkushtimi i tij për të ftuar më të denjurin dhe më të duhurin janë vërejtur kaherë, andaj edhe i jep gjallëri emisionit me ta por edhe me batutat e tij.

Ndonëse ka shumë për të ftuar dhe për të bashkëbiseduar, ka raste kur edhe Shpëtimit i mungojnë ideat se kë ta ftojë, andaj edhe është shpesh i hapur të marrë mendime dhe propozime nga adhuruesit e tij.

Kjo gjë i ka ndodhur së fundi, tek u pa përballë një pëllumbi duke e shfrytëzuar atë si opsion të fundit, nëse nuk ka ndonjë propozim të mirë nga ndjekësit e tij.

E bre Shpëtim, po kur të ka ra në mend për pëllumbin, si nuk të ra në mend për ndonjë mysafirë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË