Prej vitesh drejton emisonin më të shikuar dhe më të pëlqyer, i cili është bërë pjesë e secilës shtëpi në Kosovë.

Është fjala për moderatorin e mirënjohur, Shpëtim Deskun, i cili tashmë është fytyrë dhe personazh i pazëvendësuar tek një audiencë e gjerë, shkruan Kosovarja.

Shpëtimin, e shohim çdo javë në emisionin e tij “Kosovë Shoë” aty ku trajton tema ndër më të ndryshmet me mysafirë të popullarizuar, të mirënjohur dhe të ndjekur.

Ky emision ka marrë vëmendjen më të madhe si në vend ashtu dhe në diasporë, falë të ftuarve që vetëm Shpëtimi mund ti gjejë dhe ti sjellë vetëm për publikun e tij.

Këngëtarë, politikanë, aktorë, modele dhe misse si nga vendi ashtu dhe nga bota, janë figurat që i shohim gjithnjë në emisionit e tij

Këto të fundit sikur ia ka vënë qëllim vetes që ti ftojë më shpesh, sepse paraqitjet e tij po janë shumë të shpeshta me to, ashtu sikur edhe me Miss Sudanin, që sigurisht do ta shohim në njërën nga emisionin e tij.

E, neve nuk na mbetet gjë tjetër, përpos të presim e të shohim çfarë po zien këtë herë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË