Është nga këngëtaret që i ka dhënë kuptim muzikës shqiptare dhe është cilësuar gjithmonë krenaria e popullit shqiptar.

Kush tjetër përveç artistes tonë të madhe Shkurte Fejzës, e cila asnjëherë nuk ka dalë nga vetja vetëm për tu pëlqyer, shkruan Kosovarja.

Përkundrazi talentin dhe dëshirën për muzikë e ka përçuar në mënyrën më të denjë, e dyshimtar për këtë është krijimtaria e saj e shtrirë ndër vite.

Shkurtja, përveç muzikës çdo herë është komplimentuar për shfaqjen e saj, e cila gjithmonë iu është përshtatur kohës dhe vendit me veshjet e saj.

Edhe në ditët e sotme vazhdon e tillë, ku veçohet dhe dallohet nga të tjera fytyra publike, dhe duartrokitet për prezantimet e saj.

Për këtë flasin imazhet dhe video e njëpasnjëshme që sjell, ashtu sikurse kjo fotografi, që e nxjerri në dritë një zonjë të rëndë e të bukur, e cila asnjëherë nuk do të plaket. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË