Vdekja e Samir Tuzinacit nga Novi Pazari i Sanxhakut ka shkaktuar zi të madhe në këtë qytet. Ai ka udhëtuar me nusen në Turqi për muajin e mjaltit, por është kthyer në arkivol.

Sipas informatave të para Samiri mndohet të jetë hedhur nga dhoma e hotelit edhe pse nuk përjashtohet mundësia të bëhet fjalë për rënie tragjike nga ballkoni.

Disa fqinj të Samirit 35 vjeçar thonë se ai kishte përjetuar shumë keq humbjen e babait para disa viteve dhe prej atëherë ka pasur probleme dhe ka shfrytëzuar ilaçe.

Të gjithë pajtohen se ka qenë djalosh i sjellshëm.

Sanxhaku përndryshe është rajon ku jeton edhe popullatë shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË