Rrezik për shëndetin e qytetarëve paraqesin dhjetëra e mijëra tonelata të mbeturinave të rrezikshme të përhapura gjithandej Kosovës.

Qeveria i humbi 12 milionë euro – fond ky i BE-së për ndërtimin e një deponie, që do ta eliminonte këtë rrezik.

Dështimi për ta gjetur një lokacion bëri që Komisioni Evropian këtë muaj t’i tërheqë paratë, të cilat Kosova i pati në dispozicion që nga viti 2015.Kanë qenë edhe 43 milionë të tjera të parapara për projekte të tjera në sektorë të ndryshëm që nuk janë shfrytëzuar si mundësi nga Qeveria në mungesë projektesh.

Ndërkohë mbeturinat e rrezikshme vazhdojnë të hidhen afër vendbanimeve, duke kontaminuar tokën, ujin dhe ajrin.

Edhe banorët e fshatrave Çikatovë e Vjetër dhe Dobroshevc të Drenasit nuk kanë si t’i ikin këtij rreziku.

Skoria nga Fabrika e Ferronikelit për çdo ditë shtohet në afërsi të shtëpive të tyre.Sali Morina, i cili banon pranë lokacionit ku grumbullohen mbetjet metalike, thotë se janë në hall nga ndotja dhe zhurma./KD

MUND TË JU PËLQEJNË