Sharra që preu drunjtë për barrikada në veri ishte e oficerit rus, që u arrestua nga Policia e Kosovës.

Të dhëna të konfirmuara nga institucionet e Kosovës, treguan se në automjetin e rusit që tashmë është larguar nga Kosova për në Beograd, Mikhail Krasnoschenkov, është gjendur një sharrë motorike për prerjen e druve, të cilat u vendosën si barrikadë në fshatin Varagë të Epërme të Zubin PotokutZyrtari rus i UNMIK-ut, u arrestua ditën kur institucionet e Kosovës në veri zhvillonin operacion për arrestimin e të dyshimtëve për aktivitete të kundërligjshme.

Rusi Krasnoschenkov po provonte t’i ndalonte arrestimet e kriminelëve serbe duke qenë pjesë e barikadës, raporton KP.Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani ka deklaruar gjatë ditës se në bazë të informacioneve, Krasnoschenkov, kishte shërbyer si oficer i inteligjencës në GRU-në ruse.

MUND TË JU PËLQEJNË