Pronari i kompanisë “Frutex” Shaqir Palushi u ka bërë thirrje pronarëve të kompanive vendore që të bëjnë rritjen e pagave për punëtorët e kompanive të tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta ndalin braktisjen nga Kosova.

“Thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë: T’i rrisim pagat e punëtorëve. Të kontribojmë që rinia mos ta braktië Kosovën” .

Me këto fjalë përmes facebookut z. Palushi u drejtohet kompanive kosovare.

Ju kujtojmë e që vlen për t’ u përmendur se, në kompaninë ‘Frutex ‘ numri i të punësuarve është 160, paga mesatare neto është 554 euro.

Ndryshe kompania “Frutex”, produktet e veta i eksporton më shumë se 20 vende të botës, tek edhe është bërë e njohur për kompani serioze gjithandej edhe për cilësinë e produkteve të saj.

Të lumtë, model për pronarët e bizneseve në Kosovë.!

Njeriu që di të vlerësojë rininë dhe vendin e tij, pasojnë fjalët e urimet e komentuesve pas këtij veprimi , apeli të biznesmenit të njohur Palushi / Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË