Konsiderohen grup unik, me shumë hite dhe që gëzojnë simpati gjithë-popullore. Edhe nëse e kërkon me ngulm një arsye për të mos i dashur, është vështirë ta gjesh.

“NRG Band” janë origjinalë dhe të pakrahasueshëm, shkruan “Kosovarja”.

“NRG Band”, a vazhdoni të jeni energjikë?
– Nuk kemi arsye të jemi ndryshe. Ne e bëjmë punën me pasion e dëshirë, andaj energjia nuk na mungon asnjëherë.

Keni shumë vjet në skenë. Si e shihni sot punën tuaj?
– Vërtet, qe shumë vjet jemi në skenë. Ka pasur prurje e stile të reja, ndërkohë që jemi munduar t’i përshtatemi kohës, por gjithmonë duke e ruajtur ngjyrën që na karakterizon. Me muzikën tonë janë rritur shumë gjenerata dhe për këtë ndihemi krenarë.

Ndër vite, a ka pësuar ndryshime grupi juaj?
– Jo edhe aq, pasi nuk ka pasur ndryshime të mëdha në formacion.

Konsideroheni origjinalë. Si e komentoni këtë?
– Mendojmë se jemi origjinalë. Të gjithë ata që i mbijetojnë skenës dhe konkurrencës janë origjinalë. Duke e ditur se sa editimi i ri po bëhet, do t’ishim harruar nëse nuk do ishim origjinalë, nëse nuk do e kishim stilin që e kemi.

Muzika juaj tingëllon më ndryshe. A është formula që u bën të suksesshëm?
– Jo vetëm muzika, por edhe tekstet, interpretimi e, madje, edhe ana vizuele. Të gjitha na bëjnë unikat dhe dominant në skenën muzikore shqiptare.

Cilat janë komentet rreth videoklipeve tuaja që janë shumë ndryshe?
– Kemi marrë komente pozitive, si dhe lëvdata. E forta qëndron në atë se shikuesi nuk e ka idenë se si kanë mundur të bëhen këto videoklipe, pasi nuk janë të thjeshta në përbërje.

Cilën këngë e llogaritni hit të karrierës?
– Kemi shumë këngë dhe na duket e vështirë t’i ndajmë, por meqë kërkoni të përmendim një prej tyre, e veçojmë këngën “Rina Rina”, meqë ajo depërtoi edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Jeni specialistë të ndezjes së atmosferës. Sa është sfiduese “ta ndizni’’ gjithmonë?
– Kemi një bagazh të konsiderueshëm të këngëve tona që publiku i pëlqen, performojmë “live”, bëjmë shou me dy robotë dhe kemi ngritur nivelin e performancës. Kjo bën që gjithmonë të ketë atmosferë të zjarrtë.
N. /Kosovarja/

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË