Motrat Mustafa po vazhdojnë të jenë shembull për të gjithë.

Tetë motrat Mustafa janë të njohura për publikun, po ashtu vazhdojnë të kenë raport superior ndërmjet veti, shkruan “Kosovarja”.

E, kur është fjala te muzika ato renditen si ndër të parat për atmosferën që ndezin kudo që marrin pjesë.

Në çdo paraqitje ato shfaqen gjithmonë me buzëqeshje, e duke dëshmuar kënaqësinë që kanë njëra me tjetrën.

Së fundmi në Instagramin e tyre, ato kanë publikuar një imazh ku shihen vetëm Safetja dhe Kumrija.

Vëmendjen e kësaj foto e merr kombinimi i tyre, me ngjyrë të njejtë të flokëve, gjithashtu me ngjyrë të njejtë të veshjes ato duken për mësysh në këtë imazh.

Kush ka motra botën ka, sigurisht kjo shprehje i shoqëron ngado që shkojnë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË