Pavarësisht se i takon gjeneratës së vjetër të estradës, Sabri Fejzullahu vazhdon të jetë njëri prej artistëve më të dashur shqiptarë.

Këngëtari ndryshe cilësohet edhe si legjenda e muzikës së mirëfilltë shqiptare, duke sjellë çdo herë këngë të bukura e të pastra shqipe, shkruan “Kosovarja”.

Falë karrierës së suksesshme 50-vjeçare të Sabri Fejzullahut dhe po ashtu edhe karrierës së suksesshme të të birit, Ermalit, familja e tij është në qendër të mediave rozë dhe gëzon respekt të madh.

Këngëtari po ashtu ka shumë nipa e mbesa, një familje të madhe që e ka prezantuar çdo herë me krenari.

Ndërkohë , së fundmi këngëtari ka sjellë trungun familjar të përbërë prej tri gjeneratave: prej tij, Ermalit dhe nipit.

“Trungu jonë , tre gjenerata të ndryshme, por në shpirt jemi një dhe të njëjtë ”, ka shkruar këngëtari sipër imazhit./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË