Frashër Haradinaj është vëllai i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Edhe pse emri tij nuk është edhe aq i mediatizuar sa i vëllezërve të tij, familja Hardinaj njihet për heroizmin dhe patriotizmin e meshkujve të kësaj shtëpie, shkruan “Kosovarja”.

Publiku di thuajse çdo gjë për Ramushin dhe gruan e tij Anitën, po ashtu edhe për Dautin dhe gruan e tij Lolen, por jo edhe për Frashërin dhe gruan e tij Vesën të cilët po ashtu janë një çift mjaft i këndshëm.

E sot Frashëri me Vesën bukuroshe festojnë përvjetorin e dashurisë së tyre, ku çifti janë shfaqur mjaft të këndshëm në disa imazhe që kanë shkrepur me rastin e kësaj dite të veçantë.

E natyrisht në këtë ditë të bukur për çiftin nuk ka se si të mos dhurohen puthje e përçafime mes tyre.

Ndryshe, çifti Haradinaj janë prindër të tre fëmijëve. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË