Rruga nga Podujeva deri në fshatin Kërpimeh të kësaj komune, për vite me radhë ka treguar se është rrugë e aksidenteve të tmerrshme.

10 persona kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme në shtatë vitet e fundit.Rasti më i freskët është ai i së dielës, ku nga vetëaksidenti, humbën jetën dy të rinj.

Jahir dhe Çlirim Gashi, humbën jetën gjatë një aksidenti në këtë rrugë, saktësisht në fshatin Bajqinë. Jahiri ndërroi jetë në vend të dielën, teksa Çlirimi ndërroi jetë gjatë ditës së sotme, pas plagëve të rënda që i mori nga aksidenti.

Por ndër vite, rruga Podujevë-Kërpimeh, ua mori jetën shumë personave. Në fund të vitit të kaluar, humbi jetën Besim Mehanja (42 vjeç) që ishte duke shkuar në një vizitë familjare me të shoqen, u aksidentua në trotuar nga një veturë e tipit ‘Golf V’ të cilën po e voziste një 21 vjeçar.Një rast tjetër pati ndodhur në vitin e kaluar, ku një qytetar ishte goditur në trotuar, në fshatin Dobërdol. Mirëpo, historia e kësaj rruge nuk ka përfunduar me kaq.Gjatë vitit 2017, në rrugën Podujevë-Kërpimeh, saktësisht në fshatin Peran, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë edhe Afrim Zeneli.

Ai në veturë ishte me tre fëmijët e tij. Dy prej tyre patën marrë lëndime të lehta, derisa djali i madh pati thyer këmbën.Afrimi në momentin e aksidentit ishte me veturë të tipit “Golf 2” duke u kthyer në shtëpi, teksa kishte qenë në një vizitë tek disa të afërm të tij.Afrim Zeneli pas vetes pati lënë katër fëmijë.Viti 2013 në këto 7 vitet e fundit ishte më fatali. Në këtë rrugë, saktësisht në fshatin Peran, humbën jetë 3 persona.

Dy djemtë e vetëm të familjes Hasani nga Bradashi i Podujevës humbën jetën si pasojë e një aksidenti. Në këtë aksident ishte përfshirë, Sabri Ferati pjesëtar i Policisë së Kosovës.Ai një vit pas aksidentit ishte mbajtur në qeli për 6 vite. Ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Podujevë pasi me veturë zyrtare kishte shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit humbën jetën Sokol e Mujë Hasani.Në shenjë respekti, babai i dy djemve, Fehmiu, në vendin e ngjarjes ka ngritur edhe një pllakë përkujtimore. “Me respekt familja” mban mbishkrimin kjo pllakë.Në po të njëjtin vit, kjo rrugë ia morri jetën edhe vogëlushit, Anuar Potokut.Më shumë se dy vite para, rruga e “frikshme” morri jetën edhe të dy të moshuarve të tjerë.

Më 2011 humbën jetë nga  aksidenti edhe çifti, Vesel e Zyhra Halimi.Por, përveç aksidenteve me fatalitet, kjo rrugë ka pasur edhe numër të madh të aksidenteve të cilat kanë përfunduar me lëndime trupore. Sipas statistikave në vetëm 10 vitet e fundit në këtë vend kanë ndodhur mbi 200 aksidente.

 

MUND TË JU PËLQEJNË