Video që tregon se si një mësuese e rrah një djalë në çerdhen “Cambridge Kids”, tashmë është virale.

Për të rrëfyer se si ndodhi e tërë ngjarja, i ftuar të mërkurën në Frontal në T7, ishte babai i djalit që e rrahën në çerdhe, Berat Gori

“E kam vërejtur qe djali po shqetësohet natën, nuk e kam dite pse. Të thëm të drejtën video ishte krejtë rastësisht. Unë e dërgoj dhe e marr nga çerdhja djalin që disa muaj. Isha i shqetësuar për gjendjen e djalit dhe dëshirova që ti shoh disa video incizime të djalit në çerdhe.”

Gori thotë se derisa ai i shikonte videot që tashmë janë publike, e dëgjoi djalin e tij duke qajtur fuqishëm.

“Përderisa une e shoh videon, ne atë moment prej katit të dyte e kam degju tu qajte me zë dhe fuqishëm. Pra teksa po e shikoja videon e dëgjoja djalin duke qajtur. Në ato momente zbret prej liftit personi ne fjalë, dhe vjen me pretekstin se djali im e ka sulmu atë i pari me kokë. Isha shume i nervozuar ne ato momente, por prita deri sa organet të merren me rastin”, ka thënë ai.

Më tej Gori tregoi se videon e ka shpërndarë gruaja e tij, e cila madje nuk ka mundur as ta shikojë atë video.

“Bashkëshortja e ka shumë më rëndë. I kam dërguar foto që është mirë dhe nuk ke nevojë që të brengosesh. Ajo për shkak te gjendjes nuk ka mundur që ta shoh videon, por vetëm e ka shpërndarë atë në rrjete sociale menjëherë”, është shprehur ai.

Berat Gori, thotë se në videot që i ka siguruar ai shihet që djali i tij nuk është femiu i vetëm që është keqtrajtuar nga një mësuese tjetër

“E kam një video tjetër e cila per mua nuk është në rregull. Shoku i djalit tim, shkundet në nje menyre nga nje mësuese tjetër. Ajo eshte çka kam parë. Por të tjerat nuk kam pasur kohë që ti shoh” ka theksuar Gori.

MUND TË JU PËLQEJNË