Pesë vjeçarja Majda Demiri, e djaloshi 2-vjeç Adil Demiri, humbën jetën tragjikisht në valët e lumit Le Moingt të Francës.

Tash e 15 vjet jetojnë në qytetin Mont Brison të Francës.

Por, familja Demiri nga Prizreni, nuk do ta harrojë kurrë 24 dhjetorin e vitit 2019.

Gjithë kjo ngjarje tragjike, ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri.

Ajo siç raportohet arriti të bashkohej me fëmijët, por pamundur që t’i shpëtonte nga valët e rrëmbyeshme të lumit.

Ndërkohë T7 ka arritur të kontaktojë me Merita Gashin, vajzën e tezës së Arijana Demirit, e cila përmes një telefonate, tregoi se si ndodhi ky rast.

Nëna e fëmijëve, pas ngjarjes tragjike menjëherë është shtruar në spital.

Sipas familjares së saj, ajo ende është në gjendje kome.

Ndërkohë, zyra e prokurorit në Saint-Etienne të Francës ka nisur hetimet, dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave.

E familjen nga Kosova me qëndrim në Francë e kanë ngushëlluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

MUND TË JU PËLQEJNË