“Jam mërzitë sokoli i nanës , pleqeria m’ka lodhë,
Si dikur në dritë të hanës malli m’ka marrë,
M’ka marrë malli me ty me fol, e po flas me jetimat qe mi ke lanë..”

Me këto fjalë dhimbjeje të refrenit këngëtarja Remzie Osmani emocionon me këngën e saj më të re të cilën e lansoi sot në tregun muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja nga Mushtishti i kushtoi një jetë të tërë muzikës e cila falë zërit të mrekullueshëm vazhdon ti prijë listës së artistëve më të preferuar në gjithë botën shqiptare.

Ajo vazhdon të jetë aktive me projekte të shumta muzikore duke prekur gjithmonë tema të qëlluara me të cilat po bën për vete publikun e gjerë.

E kënga e fundit me vargjet emocionuese të një nëne që nuk i jeton më djali, sigurisht që prekë zemrat e secilit që e dëgjon këtë këngë.

Thjeshtë një grua e suksesshme, e zonja dhe shumë e dashur e cila asnjëherë nuk e zhgënjeu publikun e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË