Ka shkuar në 33 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Para pak minutave Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka konfirmuar edhe raste të testuara e që dolën te jenë pozitive me COVID-19.

Njëri prej tyre nga fshati Vrapçiq të komunës së Gjilanit, kurse tjetri rast me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës, mashkull 53 vjeçar.

I kontaktuar nga Indeksonline, i pari i komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se edhe 50 vjeçarja që sonte u konfirmua e prekur nga COVID-19 është familjare e vajzës së konfirmuar mbrëmë nga rajoni i Gjilanit, saktësisht nga Vrapçiq-i, e ardhur para disa ditëve nga Gjermania.

“Po është gruaja e axhës së vajzës. Kanë qëndru bashkë në një shtëpi. A.Sh ka ardhur para nga Gjermani para dy javësh dhe ka qenë tek familja e babës”, tha shkurt Haziri

Ndryshe institucionet shëndetësorë vazhdojnë të bëjnë apel tek të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar dhe dalje sa më të pakta (vetëm në raste tejet të domosdoshme).

Që nga data 13 mars kur edhe u konfirmua rasti i parë i prekur me COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që ky virus të parandalohet.

Sot u shënua edhe viktima e parë nga ky virus, i moshuar nga fshati Dumnicë e Epërme të komunës së Podujevës.

MUND TË JU PËLQEJNË