Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka shkuar në vizitë te nëna e tij, Rukia, e cila ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në një spital të Tiranës.
Aty, Haradinaj ka folur fjalë të mëdha për nënën e tij.

“Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Nana Rukë bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë!”, ka shkruar Haradinaj.

Para tre muajve, Haradinajt i ka vdekur babai, i cili ishte trajtuar në një spital privat në Kosovë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË