Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbledhur kabinetin e Qeverisë së Kosovës në një mbledhje urgjente pas tërmetit në Shqipëri.

Haradinaj ka njoftuar se ka nisur ekipet e emergjencë së Kosovës për të ndihmuar popullin shqiptar.

Ai tha se ekipet tashmë janë në kontakt me autoritetet shqiptare.

“Tërmeti preki dhe Kosovën, por nuk ka pasoja në njerëz, nëse një gjë e tillë ndodh në Kosovë, presidenti mund të urdhëroj FSK-në për ndihmë të jashtëzakonshme”, tregoi ai.

Qeveria ka aprovuar dërgimin e kontingjentit të FSK-së për ndihmë ndaj Shqipërisë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se kërkon nga qeveria të ndaj 500 mijë euro për dëmet e shkaktuara në Shqipëri.

“Bazuar në gjendjen që ka ndodh në Shqipëri, MF i propozon qeverisë të ndaj shumën prej 500 mijë euro për ndihmë të Shqipërisë për tërmetin e ndodhur. Mjetet merren nga shpenzimet e paparashikuara”, shton Hamza

Kabineti qeveritar miratoi këtë shumë.

MUND TË JU PËLQEJNË