Dy shoferë të një autobusi nga Kosova janë kapur gjatë një kontrollimi të bërë në autostradën A67 të Gjermanisë, pranë lokalitetit Lorsch. Policët me këtë rast kanë kosntatuar se autobusi ishte tepër gjatë në rrugë.

30 orë kanë qëndruar mbi timon dy shoferët nga Kosova, njëri 35 dhe tjetri 54 vjeçar pa bërë pauzën e parashikuar të ditës, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, ata i kanë treguar policisë leje të falsifikuara të pushimeve dhe kanë pohuar se autobusin e kanë marrë përsipër vetëm nga Austria, pra seipas tyre nuk e kanë vozitur nga Kosova.

Të dy personat janë detyruar të paguajnë nga 250 euro në emër të taksës së sigurisë.

Ndërsa ndaj ndërmarrjes së udhëtimit është ushtruar kallëzim penal dhe një gjobë prej 800 eurove.

Ngarjen e mëtejme të autobusit drejt Këlinit e ka vazhduar një shofer zëvendësues.

MUND TË JU PËLQEJNË