Një ndër artistët që përfolet shumë për jetën luksoze është edhe Adelina Tahiri.

Ani pse nuk është veç kjo arsyeja që Adelina zë hapësirat e ballinave rozë thuajse çdo ditë, ajo komentohet mjaft shumë edhe për martesën me avokatin maqedonas, shkruan “Kosovarja”.

E luksi i tepruar që bën këngëtarja duket se u ka rënë në sy shumë njërëzve e në përpikmëri ndjekësve të cilët i përcjellin ngjarjet e Adelinës.

Stinën e dimrit këngëtarja është duke e shfrytëzuar në zonat turistike të skijimit. Ajo është parë edhe vet e veshur si një skiatore me përvojë.

Por meqë, Adelina shëtitjet e qejfet nuk i ndalë as dimër e as verë, kjo e nxiti një ndjekës që t’ia adresojë edhe pyetjen:

“A punon a veç n’skia e n’shëtitje’?, e që momentalisht këngëtarja ka zgjedhur heshtjen si përgjigje./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË