Trepça kohë më parë hapi konkurs për pranimin e 230 punonjësve të ri. Sipas bordit kërkesa për pranimin e punëtorëve është bërë nga kryeshefi ekzekutiv i Trepçës.

Ndërsa tani është publikuar lista e aplikuese që kanë kaluar testin me shkrim të cilët kanë fituar të drejtën për tu paraqitur në intervistë.

Kujtojmë që Trepça është kompani që ka aksionarë 80 për qind shtetin, ndërsa 20 për qind të aksioneve i takojnë punëtorëve.

Minierat e Trepçës, që përfshijnë atë të Stantërgut, të Kishnicës, Artanës, dhe kompania në tërësi numëron 1240 punëtorë. Këtu përjashtohet pjesa veriore e Trepçës.

MUND TË JU PËLQEJNË