Të martën mbrëma një gazetar raportoi në polici se ishte goditur nga Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Gazetari i portalit “IndeksOnline”, Ensar Ramadani kishte rrëfyer se deri sa ishte duke përcjellë një rast të plagosjes në QKUK, ishte goditur fizikisht nga ana e ministrit në detyrë, Shala pasi që gazetari e kishte fotografuar.

Ministri Shalai vazhdimisht kishte mohuar se kishte goditur gazetarin.

“Po të betohem, që nuk e kam goditur ka qenë konflikt verbal, më shumë ka qenë keqkuptim që ka ndodh mes meje dhe tij sepse nuk e kam ditë që është gazetar”, ishte njëra nga përgjigjet e Shalës kur u pyet për rastin.

Por pamjet e siguruara, tregojnë qartë për veprimin e tmerrshëm të Endrit Shalës ndaj gazetarit Ramadani.Në pamjet ekskluzive mund të shihni se si rrjedh ngjarja.

Ensar Ramadani deri sa priste para Emergjencës në QKUK, sheh ministrin Endrit Shala deri sa vjen në po të njëjtin vend për shkak se i plag*osuri ishte i afërm i tij.Pasi e kishte parë se ishte fotografuar, Shala i ishte drejtuar menjëherë gazetarit duke i rënë shuplakë fytyrës.

Gjithashtu në pamje mund të shihni se janë dy zyrtarë policor, njëri nga i cili nuk ndërmerr asnjë veprim e tjetri që mundohet të qetësoj ministrin duke e larguar nga aty.

Në lidhje me këtë rast, Prokurori Besim Kelmendi i cili është Koordinator në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për çështjet e sul*meve dhe kërcënimeve të gazetarëve.Ai kishte thënë se kishte nisur hetimet ndërsa vetëm që nga dita e martë, Endrit Shala dje është intervistuar nga policia.

 

MUND TË JU PËLQEJNË