Departamenti Amerikan i Shtetit ka vërejtur diskriminimin e grave të mbuluara në Kosovë, të cilat janë diskriminuara në konkurset publike për vende të punës.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, për vitin 2018 në Kosovë, theksohet se gratë e mbuluara janë pëjashtuar nga konkurset në universitetet publike shkaku i veshjes së tyre.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë raportuar lidhur me diskriminim në punësimin në universitete të individëve (gra) të mbuluara ose të veshura me simbole të tjera të Islamit”, thuhet në raportin e DASH-it.

“Universitetet nganjëherë kanë hedhur poshtë kandidatët mbi këtë bazë, duke justifikuar këtë praktikë si një përpjekje kundër radikalizimit”, thuhet në raport.

Raporti, i cili u publikua në muajin mars, ka vënë në pah edhe mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve të sektorit privat në Kosovë, si dhe problemet me respektimin e të drejtave të njeriut në burgjet e vendit. /Insajderi.com

MUND TË JU PËLQEJNË