Gjithë jetën beqar. Por, si duket, kështu ka vendosur të mbetët aktori Dibran Tahiri, për publikun e gjerë i njohur si “Dini” i “Familjes Moderne”, shkruan “Kosovarja”.

Dibran Tahiri gjithë jetën është marrë me artin skenik, ku ka luajtur një numër të madh shfaqjesh të autorëve më me renome.

Ai përherë ka shkëlqyer dhe në çdo shfaqje teatrale ka dhënë maksimumin, duke e realizuar secilin rol në mënyrë briliante.

E, ndonëse në të 70-at, Dibrani mbahet shumë mirë, duket të jetë në formë të shkëlqyer fizike dhe, gjithashtu, vishet tejet “cool”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË