Në vitet e 5o-ta, Serbia dhe Mali i Zi, përgatisnin aksion të ri  për zhdukjen dhe dëbimin e shqiptarëve të mbetur në vatrat etnike!

Për Serbinë dhe Malin e Zi të asaj kohe, ishte pak likuidimi i rreth dhjetë mijë shqipiptaverë në Tivar! Serbia dhe Mali i Zi, përgatisnin aksionin e fundit të dëbimit të shqiptarëve dhe ky dëbim kërkonte organizim shtetëror, i cili nuk do të dukej si fushatë, por do të ndodhte cdo gjë nën një konspiracion sekret shtetëror, ku efekti i debimit të shqiptarëve do të ndodhte, por krejtë kjo nuk do të duhej të dukej si aksion i shtetit.

Në kuadër të këtij aksioni, rolin e vet e luante numri dy i Jugosllavisë pas Titos, e ky ishte cetniku Aleksandar  Rankoviq, i cili në fshatin Kucishtë të rajonit të Rugovës në Bjeshkët e Nemura, kishte ndërtuar shtëpinë e tij që merrte eptetin si “Kulla e Rankoviqit” që u bë kobëtare për shqiptarët e Rugovës.

Ishte një shtëpi në një livadh nën malet e larta rugovase, ku lumi Bistrica e Rugovës, i kalonte nga perëndimi dhe nga fytyra e saj përballë “mullirit të Isufit”, pranë të cilit shqiptarët e Rugovës maltretoheshin  nën akuzat për posedim armësh, duke u lënë të rrahur në akullin e lumit netëve të ftohëta të dimrit të rëndë në Rugovë.

Çka në fakt ndodhte në Kullën e Rankoviqit dhe pse ishte ngritur ajo shtëpi?

Në një vend të bukur natyror, Kulla e Aleksandar Rankoviqit në Kucishtë i shërbente Serbisë për grumbullimin e armëve më 1956, kur u zhdukën  dhe u rrahën qindra shqiptarë. Ata që kishin armë, rraheshin mizorisht deri në vdekje, e ata që nuk kishin akuzoheshin dhe shkatërroheshin shëndetishtë duke i mbajtur të zbathur e të zdeshur në jazin e mullirit të Keqë Sadrisë.

Serbo-malazezët e kishin provuar plumbin e rugovasëve të kacakëve të Sali Ramës me gradë major i ushtrisë shqiptare, njeriu i odave dhe këngëve folklorike, i cili jetoi në bunkerët e gurtë dhe në shpella për dy vjet e më pas 12 vjet vite burg i mbajti në burgun Nishit.

Pas këtyre aksioneve cetnike, në Rugovë lindën shumë legjenda , ndër të cilat është edhe ajo e “gurit të vajzës” , e cila thoë se kur serbët deshën ta kapnin një vajzë rugovane, guri lëvizi aq shpejtë sa vajza i shpëtoi dorës së zezë serbo-malazeze dhe ajo shpëtoi falë tij.

Tani kulla e Rankoviqit është e rrënuar. Shkallët e bëra me rrënjët e lisave dhe nga bari natyral, ekzistojnë. Ekzistojnë edhe themelet e saja aty ku rruga qonte për në Malin e Zi. Pak më tej është vendosur kufiri që ndan Kosovën dhe Malin e Zi, pas dy vitesh kontesti të demarkimit të kufirit me shtetin fqinjë që tani Kosova ka vënë marrdhenje miqësore si kurrë më parë në histori. Megjithatë , e kaluara nuk harrohet dhe ajo i shërben historisë.

Në oborrin e saj qëndrojnë dy lisa qindvjecarë pranë Bistricës së Rugovës që rrjedhë në drejtim të Pejës. Kulla thonë rugovasit, ishte ndërtuar në vendin ku këndonin bilbilat, te ura e Austro-Hungarisë së pushtetshme.

Për brezat e rinjë që nuk dinë kush ishte Rankoviqi , vlen të thuhet se Aleksandar Rankoviqi, ishte një antishqiptar i përbetuar të cilin Titoja e kishte rrëzuar nga pushteti në Plenumin e Dytë të Brioneve pasi kishin dalur në sipërfaqe likuidimet, rrahjet në kuadër të një aksioni për mbledhjen e armëve tek shqiptarët, qëllimi i të cilit aksion ishte hapja e rrugës për ikjen e shqiptarëve në Turqi me një marrveshje Serbo-turke ku pastaj braktisën Kosovën rreth gjysëm milioni shqiptarë të përndjekur nga Serbia.

Kullën e kishin ndërtuar të burgosurit politikë të asaj kohe që me gjasë ishin shumica shqiptarë dhe ajo ishte ngritur duke shërbyer si një bazstion qëndrimi cetnik për të vrarë shqiptarët e Rugovës e më gjerë. Aty i tubonin të arrestuarit shqiptarë, tregonte plaku ndër të vetmit që jetonte në Rugovë kah vitet 2004, Shaban Sylë Bardhaj I lindur më 1927 . Ai tutje tregonte si ndodhi ndërtimi i kullës:

“Azemi ia shiti tokën një pejani dhe nuk di si ndodhi që ai e lëshoi tokën, për ndërtimin e Kullës së Rankoviqit? Rankoviqi asajde sillej me truprojet e veta dhe qëllimi i tij nuk ishte gjahu malor, se ishte Rugova e pasur me bisha malore, por ishte kryesisht qëllimi për likuidimin e  shqiptarëve dhe këtë gjë ne e dinim mjaftë mirë edhe pse ai mundohej ta maskonte me fjalë të bukura politike sikur dinin ta bënin komunistët e atëhershëm! Azemi , ndoshta as nuk ka mundur ta pengonte të mos ia jepte tokën asaj kulle se nuk kishte fuqi ta ndalte ndërtimin e saj.

Rugova ishte më e izoluar dhe Rankoviqit i kishte shërbyer një vend i tillë që larg syve të shqiptarëve të zhdukte dhe rrahte sa më shumë shqiptarë. Të mbante aty larg syve edhe kufoma edhe të tubuar si të arrestuar. Shumë shqiptarë në kohën e aksionit të mbledhjes së armëve kanë vdekur në kullën e tij dhe dhe në mullirin e Keqë Sadrisë.

E kam parë vetë kah i rrahë shqiptarët, tregon plaku që kishte shpëtuar nga ngjarja e njohur  e Tivarit , falë fatit të jetës. Shumë shqiptarë i ka mbajtur të zdeshur në jazin e mullirit në akullin e trashë qysh din të bëhet në Rugovë gjatë dimrave të tmerrshëm që ndodhin këtu.

Këtu kanë likuiduar e zhdukur  shqiptarët në emër të posedimit të armëve dhe shteti nuk ishte që nuk i dinte këto gjëra të gjitha, por qëllimi ishte të ikin shqiptarët, sepse ishin popull që nuk e donin Jugosllavinë”,thoshte plaku në shtëpinë e vet.

Sali Rama dhe lufta e tij prej kaçaku

Një burrë hijerëndë ka ndërtuar pllakën e betonit prej nga vinë qëzmet e ujit nga kodra e mbi to figuron emri i burrit të madh të odave si komitë i njohur me emrin Sali Rama! Ishte një strateg i madh i popullit shqiptar në Rugovë dhe organizonte rezistencë kundër cetnikëve serbë dhe hordhive serbo –malazeze.

Ai me shokë, kishte jetuar për rreth dy vite në shpellat e Rugovës me shokët e vet të pushkës si : Keq Sadria,Haxhi Mustafa,Sadri Bajrami,Hysen Ymer Xhevukaj, Malë Bajram Selimaj i Haxhiajve e të tjerë. Kurrë nuk do t’i kishte gjetur askush te shpellat “guri i derrit”, dhe te “Guri i kuq”, sikur të mos kishin ekzistuar shërbimet e brendshme thoshte Sylë Bardhaj. Safet Krivaca /Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË