Nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” më Prishtinë, kanë filluar protestën e tyre në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të mbyllet.

Nxënësit janë mbledhur para dyerve të gjimnazit duke kundërshtuar mbylljen e këtij objekti.

” Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale/privae dhe jo atë të përgjithshme/publike. Këshilli jonë kërkon garanci që shkolla jonë të rindërtohet, jo të shuhet”, është thënë në një njoftim të bërë dje nga Këshilli i nxënësve të këtij gjimnazi.

Ndryshe, drejtoria ka marrë vendim që nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosën në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

MUND TË JU PËLQEJNË