Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurës me iniciale L.B. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka ushtruar dhunë në familje.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, e pandehura me veprimet e saj i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës së ndjeshme, djalit të mitur, nga ambienti në të cilën jeton ku të dëmtuarin e ka djalë dhe viktimë e pambrojtur, nga karakteristikat e saj personale e cila dyshohet se vuan nga çrregullime mendore si dhe faktin se e njëjta ka ushtruar dhunë të vazhdueshme brenda familjes së saj, tregojnë rrezikun e përsëritjes së kësaj vepre apo ndonjë vepër tjetër më të rëndë”, bëhet e ditur në komunikatën drejtuar mediave.

MUND TË JU PËLQEJNË