Serbia është duke përgatitur një skenar për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës. Atje po pretendohet se kanë mbetur pa ushqim dhe pa barna. Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, ka thënë se nga 1 korriku të gjitha dyqanet ushqimore dhe furrat nuk do të punojnë.

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq, ka deklaruar se nga e hëna, më 1 korrik, dyqanet ushqimore, kioskat, madje edhe furrat nuk do të punojnë në këtë pjesë të veriut, transmeton Gazeta Express. Ai ka thënë se kjo u vendos në një takim privat të bizneseve, për shkak të taksës së imponuar prej 100 për qind për produktet nga Serbia, shkruan Tanjug.

MUND TË JU PËLQEJNË