Arrestohen njëzet e tre të dyshuar për përfshirje në veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

Më 22.01.2019 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Pas pranimit dhe analizimit të informatës së lartcekur, hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Të dyshuarit e arrestuar sot gjatë operacionit policor janë:

-F.K. viti i lindjes 1968 f.k.sh.

-N.L. viti i lindjes 1966 m.k.sh.

-F.L. viti i lindjes 1993 m.k.sh.

-L.A. viti i lindjes 1988 m.k.sh.

-E.B. viti i lindjes 1994 m.k.sh.

-L.Sh. viti i lindjes 1977 m.k.sh.

-F. A. viti i lindjes 1983 f.k.sh.

-F.F. viti i lindjes 1989 f.k.sh.

-A.M. viti i lindjes 1970 m.k.sh.

-A.R. viti i lindjes 1957 m.k.sh.

-N.B. viti i lindjes 1962 m.k.sh.

-F.E. viti i lindjes 1962 m.k.sh.

-M.M. viti i lindjes 1973 f.k.sh.

-A.B. viti i lindjes 1967 m.k.sh.

-Sh.Z. viti i lindjes 1959 m.k.sh.

-D.Zh. viti i lindjes 1960 m.k.s.

-B.J. viti i lindjes 1984 m.k.sh.

-A.K. viti i lindjes 1956 m.k.sh.

-L.B. viti i lindjes 1961 f.k.s.

-H.J. viti i lindjes 1966 m.k.sh.

-Sh.S. viti i lindjes 1981 m.k.s.

-A.T. viti i lindjes 1963 m.k.sh.

-P.T. viti i lindjes 1995 m.k.sh.

Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle).

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË