Ish-presidenti i SHBA-ve dhe miku i Kosovës, Bill Clinton po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai mëngjesin e sotëm ka dalur për të ecur në rrugët e Prishtinës.

Ndërsa sekretari i tij, Angel Urena e ka një video në të cilën shihet dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar.

Urena në postimin e tij ka përmendur sondazhin e Gallupit që ka gjetur se SHBA-të gëzojnë mbështetje në Kosovë (75 për qind), më shumë se në çdo shtet tjetër.

Në videon e mëposhtme mund të shihni qytetarët duke përqafuar presidentin Bill Clinton e aty është edhe një plak me plis i cili e përqafon me shumë entuziazëm ish-presidentin Clinton. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË