Luan Hajredinaj është djali i Shkëlzen Haradinajt, nip i Ramushit, Luanit, Dautit. Luani i familjes heroike Haradinaj, që shënoj historinë e Kosovës së re, shkruan “Kosovarja”.

Luani, djali i Shkelzenit, por që mban emrin e xhaxhait dëshmor, trimit Luan Haradinaj.

I riu është pjesëtar i “FSK”-së, një ndër kadetët e dalluar të “Forcës së Sigurisë së Kosovës”, të cilit siç edhe duket në këtë foto, uniforma i rri aq mirë, sa ç’i rrinte dikur ajo e “UÇK”-së babait e xhaxhallarëve të tij.

Në muajin e festës kombëtare, në nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Luani ka vizituar Prekazin legjendar dhe memorialin e të rënëve për lirinë e Kosovës, si dhe Odën e Kryeplakut Rifat Jashari, me të cilin edhe është takuar personalisht.

Edhe përshëndetja e tyre është e fuqishme, siç janë historitë e familjeve të dy burrave në foto.

Dy burrat që përfaqësojnë dy gjenerata të ndryshme, janë përshëndetur me besa-besë, si për të treguar diçka më të madhe, si për ta tejkaluar idenë e një takimi të zakonshëm. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË