Një shtet i vuajtur me një sakrificë shumë vjeçare, një shtet i ndërtuar mbi gjakun e dëshmoreve, sot kremton 12-vjetorin e pavarësi, andaj duhet të jemi krenar dhe t’i ruajmë këto vlera.

Kështu u tha në një organizim të mbajtur nga shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkorganizim me drejtorinë për arsim të komunës së Fushë Kosovës dhe gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, pran shtatores së ish-presidentit Amerikan, Bill Clinton në Prishtinë.Kryetari i shoqatë “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se nuk janë të kënaqur me veprimet që janë bërë në shtetin e Kosovës.

Ai shpreson se e ardhmja do të jetë më e suksesshme.Drejtori i shkollës “Hivzi Sylejmani”, Amir Pllana, deklaroi se i përulen të gjithë atyre që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Aktivitetet për kremtimin e 12-vjetorit të Pavarësisë, filluan në orët e hershme të mëngjesit me larjen e platos të sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësit, duke vazhdua me vendosjen e flamujve, Korin e grave “Negjmije Pagarusha”, ekspozitë të fotografive të disa personaliteteve që ndikuan në arritjen e pavarësisë së Kosovës, dhe u përmbyllen me dhurimin e flamujve të Kosovës, SHBA-ve e shteteve të ndryshme mike, qytetarëve të rastit.

MUND TË JU PËLQEJNË