Pas një mungese relativisht të gjatë këngëtarja Nora Muçaj po rikthehet me një super projekt.

Me gjasë gjatë tërë kësaj kohe këngëtarja ka qenë në përgatitje të surprizave, pasi që me projektin e paralajmëruar po shënon fuqishëm rikthimin e saj në skenën muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Këngën që do e realizoj me klip e ka punuar bashkë me mjeshtrin Florent Boshnjakun, ndërsa muzikën dhe tekstin e ka shkruar vet këngëtarja.

Duke u cilësuar si një femër me stil ajo vendosi që kujdesin për veshje t’ia besoj disenjatorit Valdrin Sahitit dhe butikut “Fortesa”.

Kurse për pamjen e jashtme grimin iu ka besuar duarve të Sellmas dhe Kacit.

Vlejmë të theksojmë se për ngjyrën e flokëve të artistes është përkujdesur me shumë kënaqësi e mirënjohura Ajkune Ahmetaj (COIFFEUR AJKUNE), e cila bën që çdo herë artistet tona të mahnisin me shkëlqimin dhe ngjyrën e flokëve.

Ajo çka na mbetet neve është vetëm të presim ditën kur projekti do të lansohet dhe të kënaqemi duke e dëgjuar këtë super hit nga këngëtarja e munguar Nora Muçaj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË