Pas Dubait si një atraksion turistik i preferuar për shqiptarët po del të jetë edhe Tajlanda.

Edhe fotografi Veton Osmani dhe bashkëshortja e tij modele Venera Canolli , si shumica e çifteve tjera, si vend për nismën e muajit të mjalit e kanë zgjedhur Dubain e më pas kanë kaluar në Tajlandë, shkruan “Kosovarja”

E nga këto pushime unike nuk kanë munguar as imazhet magjike ku çifti nuk kanë hezituar ti ndajnë me ndjekësit e tyre.

Mirëpo, përveç Vetonit e Venerës në Tajlandë kohët e fundit janë parë të kenë shkuar edhe shumë emra të njohur të shoëbizit si Tuna, Morena Taraku, Noizy, Afërdita Demaku e shumë të tjerë.

Me gjasë nuk po mund t’iu bëjnë ballë temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në vendin tonë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË